Tufan Aktaş
04 Janar 2017•Përditësim: 05 Janar 2017
ADDIS ABABA (AA) - Në rajonin Oromo të Etiopisë është shpallur një amnisti e pjesshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve në shtypin lokal, mësohet se kreu i rajonit Oromo, Lemma Megersa, ka deklaruar se do të lirohen 10 mijë të burgosur që ndodhen në burgje të ndryshme të rajonit dhe që kanë vuajtur më shumë se një të tretën e dënimit.
Ndër të tjera bëhet e ditur se vendimi i amnistisë do të përfshijë edhe personat që janë dënuar me burg të përjetshëm si dhe personat e dënuar që kanë kaluar 13 vite të dënimit në burg.
Në Oromo janë mbajtur protestat opozitare në nëntor të vitit 2015. Pas përshkallëzimit të protestave me 8 tetor në vend u shpall 6 muaj gjendje e jashtëzakonshme. Ndërsa qeveria dy javë më parë njoftoi se kishte liruar 9.800 persona të cilët ishin arrestuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Popullsia në Oroma, i cili është rajoni më i madh i vendit, përbën afërsisht një të tretën e popullsisë prej 100 milionë që ka vendi.