Recep Şakar
09 Mars 2016•Përditësim: 10 Mars 2016
MELBOURNE (AA) - Sipas lajmeve të mediave vendase ministri i Shëndetësisë së Fijit, Jone Usamate ka deklaruar se është zbuluar virusi Zika në një grua e cila jeton në perëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Usamate ka thënë se gruaja në fjalë është nën kujdesin e mjekëve. "Jemi duke sensibilizuar popullatën për masat që duhet të marrin në luftën kundër mushkonjave. Kemi hartuar një program për sensibilizimin e shoqërisë ndaj virusit Zika'' ka pohuar Usamate. Ndërkohë ministri nuk ka dhënë detaje mbi moshën dhe identitetin e gruas në fjalë.
Kohët e fundit raste të virusit Zika janë konstatuar edhe në vende të tjera të rajonit si Zelanda e Re, Australi, Samoa, Tonga, Ishujt Marshall etj.