Erkan Avci
09 Mars 2016•Përditësim: 09 Mars 2016
WASHINGTON (AA) – Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), njofton se Ebu Omer el-Shishani një nga liderët e organizatës terroriste DAESH ka qenë në objektivin e një sulmi ajror të ndërmarrë në Siri më 4 mars, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook në një deklaratë me shkrim ka theksuar se "në sulmin ajror të SHBA-ve të ndërmarrë më 4 mars në afërsi të Sheddad-it është vënë në objektiv një nga liderët e lartë të DAESH-it Tarkan Tayumurazoviç Batirashvili i cili njihet si 'Ebu Omer el-Shishani' dhe ‘Çeçeni Omer‘ ".