Ajdin Aliji
24 Shtator 2025•Përditësim: 25 Shtator 2025
Duna du Pilat e Francës, duna më e lartë e rërës në Evropë, vazhdon të tërheqë vizitorë me bukurinë e saj natyrore mahnitëse dhe pamjet piktoreske, raporton Anadolu.
Duna e cila gjendet në brigjet e Gjirit të Arcachon-it rreth 60 kilometra nga Bordeaux, ngrihet dukshëm mbi peizazhin bregdetar.
Ajo përmban rreth 60 milionë metra kub rërë, që shtrihet rreth 500 metra nga lindja në perëndim dhe 2.7 kilometra nga veriu në jug.
Shkalla e saj e gjerë, mjedisi natyror dhe pamjet panoramike e kanë bërë atë një nga atraksionet natyrore më të njohura të Francës.