Fatih Erel
28 Korrik 2016•Përditësim: 29 Korrik 2016
GJENEVË (AA) – Unioni Organizatave për Ndihmë Mjekësore (UOSSM) paralajmëroi se në qytetin e rrethuar të Sirisë, Halep, ka në dispozicion vetëm një mjek për çdo 10 mijë persona dhe njoftoi se mjekët të cilët shkuan në Turqi pranë familjeve të tyre në fillim të muajit, nuk janë kthyer më, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, kryetari i UOSSM-it për Zvicër, Tevfik Chamaa organizoi konferencë për media në lidhje me bombardimet e spitaleve dhe shërbimet mjekësore në në Siri.