Bayram Altuğ
19 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
DAVOS (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres i ka kërkuar përfaqësuesit special për Sirinë, Staffan de Mistura që të kryesojë delegacionin e OKB-së në bisedimet për Sirinë që janë planifikuar të mbahen në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric në një deklaratë me shkrim ka theksuar se është ftuar edhe de Mistura në takimin që do të mbahet me pjesëmarrjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astana për të diskutuar situatën në Siri.
Ai tha se Sekretari i Përgjithshëm po pret me padurim që takimi në Astana të jetë një hap pozitiv para rifillimit të negociatave për Sirinë në Gjenevë.
Dujarric thotë se në takim do të ketë pjesëmarrje të nivelit të lartë. "Mund të diskutohen çështje komplekse dhe të rëndësishme ku në këtë kuptim Sekretari i përgjithshëm Guterres ka kërkuar që De Mistura të kryesojë delegacionin e OKB-së që do të merr pjesë në takim", tha Dujarric.