Aslı Aral
06 Shkurt 2017•Përditësim: 07 Shkurt 2017
LONDËR (AA) – Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në Londër është takuar me homologun e saj izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takim pritet që pala izraelite të flasë për rritjen e sanksioneve ndaj Iranit, ndërsa Theresa May për vendimin e Izraelit mbi ndërtimin e vendbanimeve ilegale.
Përveç kësaj, pritet që kryeministrja britanike të theksojë se vazhdon mbështjen për zgjidhjen e çështjes së Lindjes së Mesme me dy shtete.
Lideri i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn, konsideron se “vendimi i autoriteteve izraelite për ndërtimin e tre mijë banesave të reja nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, përskaj kësaj, kanos paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Corbyn më herët ka ftuar May që në takimin me Netanyahun të theksojë se “qeveria mbron të drejtat e popullit të Palestinës dhe se është prapa tij”.
Qeveria britanike javën e kaluar dënoi vendimin për ndërtimin e banesave shtesë në Bregun Perëndimor. Në takimin May-Netanyahu duhet të bisedohet edhe për tregtinë bilaterale pas Brexit-it. Vëllimi i tregtisë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Izraelit arrin rreth pesë miliardë paundë (rreth 5.8 miliardë euro). Netanyahu këtë javë duhet të vizitojë edhe SHBA-të ku do të takohet me administratën e re.