Mustafa Melih Ahıshalı
03 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
TEHERAN (AA) – Më shumë se 4 mijë gra në Iran ushtrojnë artet marciale vetë-mbrojtjese për t'u bërë "Ninja Ranger" dhe për të fituar më shumë besim në shoqëri, raporton Anadolu Agency (AA).
Instruktorja e arteve marciale në sallën sportive në Teheran, Tina Rusheni (38) në një intervistë me gazetarin e AA vuri në dukje se në muajt e fundit në mënyrë të konsiderueshme është rritur popullariteti i arteve marciale në mesin e grave në Iran, dhe se shumica e tyre janë përcaktuar për të mësuar aftësitë vetëmbrojtëse ninja.
"Që të mund të mbrohen më mirë dhe të kenë më shumë besim në shoqëri në Iran aktualisht shkathtësitë 'ninja' mësojnë mbi 4 mijë gra. Ne si trajnere, vazhdimisht u rekomandojmë grave iraniane dhe grave nga e gjithë bota që trajnohen dhe vet të mbrohen", tha Rusheni.