Erdal Türkoğlu,Halit Taha
22 Tetor 2015•Përditësim: 22 Tetor 2015
BAYIRBUCAK (AA) - Forcat e regjimit sirian kanë sulmuar me zjarr artilerik rajonin Bayırbucak i kontrolluar nga ana e kundërshtarëve të regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet lokale të rajonit Bayırbucak, bëhet e ditur se forcat e regjimit në Siri kanë sulmuar me zjarr artilerik fshatrat në Lazkiye të cilat janë nën kontrollin e kundërshtarëve turkmenë.
Nga burimet u theksua se forcat e regjimit i kanë shënjestruar fshatrat Murtlu, Kelez, Karaman, Sallur, Kepir dhe Sarraf të cilët janë afër kufirin me Turqinë dhe se në sulmet e regjimit me zjarr artilerik janë plagosuar 3 persona ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në shtëpitë.