Tuğrul Çam
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 10 Dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) – Njoftohet se para një xhamie në qytetin Philadelphia të SHBA-ve është vendosur një kokë derri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën të bërë nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikane-Islame (CAIR), një ndër organizatat joqeveritare më të mëdha në SHBA-të, theksohet se sipas regjistrimeve të kamerës së sigurisë ditën e diel në hyrje të xhamisë Al-Aksa është hedhur një kokë derri nga një kamionçinë të kuqe. U theksua se koka e kafshës është gjetur nga një zyrtar i xhamisë pas namazit të mëngjesit.
Policia e Philadelphia-s dhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka nisur hetime në lidhje me incidentin.
Menaxheri i CAIR-it në Philadelphia, Jacob Bender, tha se incidenti mund të ketë lidhje me thirrjet anti-muslimane të politikanëve tepublikan Donald Trump dhe Ben Carson.