Emel Öz Gözellik
08 Shkurt 2019•Përditësim: 08 Shkurt 2019
ASUNCION (AA) – Gjatë një aksioni të policisë në Paraguaj kundër trafikantëve të drogës janë konfiskuar mbi dy ton kokainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i departamentit të policisë për luftë kundër trafikantëve të narkotikëve, Francisco Ayala, konfirmoi se aksioni është zbatuar në një fermë në fshatin rreth 400 kilometra në veri të kryeqytetit Asuncion.
“Gjatë aksionit janë konfiskuar 2.2 ton kokainë”, tha Ayala.
Ai po ashtu theksoi se bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kokainës së konfiskuar në historinë e këtij vendi.
Lidhur me rastin janë arrestuar së paku dy persona.