Umur Koçak Semiz
18 tetor 2016•Përditësim: 18 tetor 2016
PANAMA (AA) - Në Panama janë konfiskuar 2.5 ton kokainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokurori Julio Villarreal tha se policia ka reaguar në bazë të një denoncimi dhe sekuestroi 2.5 ton kokainë e cila ishte groposur në bregun e detit.
Sipas tij, që nga fillimi i vitit e deri më sot në operacione të ndryshme janë sekuestruar 43 ton kokainë.
Vitin e kaluar në Panama u sekuestruan 58 ton kokainë. Panamaja llogaritet si vend tranzit sa i përket trafikimit të narkotikëve nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).