Ayşe Doğru
15 Shkurt 2022•Përditësim: 15 Shkurt 2022
Pretendohet se në vitet 2000-2021, pjesa perëndimore e SHBA-së përjetoi thatësirën më të madhe të 1.200 viteve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të CNN, thuhet se në studimin e publikuar në revistën Nature Climate Change, vitet 2000-2021 ishin periudha më e thatë në 1.200 vitet e fundit në perëndim të vendit.
Në studim, ku thuhet se ashpërsia e thatësirës së vitit të kaluar ishte e pazakontë dhe matjet treguan se kjo situatë e rëndë e thatësirës do të vazhdojë edhe në vitin 2022, thuhet se kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu e përkeqësoi mega-thatësirën me 72 për qind.
Në studimin i cili ndalet tek qyteti Los Angeles, theksohet se ky ishte muaji i 8-të më i thatë në vend dhe se situata nuk ishte aspak pozitive në gjysmën e shkurtit.
Profesor David Feldman nga Universiteti i Kalifornisë tha se shumë shkencëtarë parashikojnë se do të ketë periudha gjithnjë e më të gjata në të ardhmen.
Feldman tha se këto periudha do të pasohen nga stuhi jashtëzakonisht intensive.
Profesor Park Williams, autori kryesor i studimit, theksoi se do të duhen vite që kjo thatësirë e madhe të pasohet nga një periudhë shiu dhe bore mbi mesataren.