Aşkın Kıyağan
15 Shkurt 2022•Përditësim: 16 Shkurt 2022
Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, kritikoi vendimin e disa vendeve për të tërhequr diplomatët e tyre nga Ukraina për shkak të tensioneve me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se veprime të tilla ngjallin dyshime tek qytetarët e Ukrainës, duke shtuar se diplomatët austriakë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Ukrainë për aq kohë sa të jetë e mundur.
Duke thënë se mbështesin qëndrimin gjerman për tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, Schallenberg tha se Austria nuk do të dërgojë armë në Ukrainë.