Ekip
28 Janar 2017•Përditësim: 29 Janar 2017
BAGDAD (AA) – Më shumë se 5.000 persona të cilët u larguan nga pjesa lindore e Mosulit për shkak të luftimeve janë kthyer gjatë dy ditëve të fundit në shtëpitë e tyre, njoftuan nga Gjysmëhëna e Kuqe e Irakut (IRC).
“Rreth 5.200 njerëz braktisën kampet Al-Khazir dhe Hassan Sham dhe u kthyen në lagjet e çliruara në pjesën lindore të qytetit”, tha për Anadolu Agency (AA) Iyad Rafid, nëpunës i IRC-së.
Ai shtoi se kthimi i personave të shpërngulur brenda vendit në Mosulin lindor vjen si pasojë e valës së re të operacioneve, për çlirimin e pjesës perëndimore të qytetit nga DEASH-i.
Ndërkohë organizatat ndërkombëtare bëjnë çmos për të siguruar gjithçka të nevojshme në Mosulin lindor. “Ekipet tona u kanë shpërndarë më shumë se 800 pako ushqim banorëve të Al-Mithaqa, komunë në Mosulin lindor”, tha Zaki Yakoub, drejtor i IRC-së për provincën Nineveh, që është kryeqyteti i Mosulit.
Sipas Jassima al-Jaffa, ministër irakian për Migracionin, pritet që mes 200.000 dhe 250.000 persona të braktisin Mosulin perëndimor, kur të fillojnë luftimet mes ushtrisë dhe DEASH-it.