Zehra Ulucak
07 Janar 2018•Përditësim: 07 Janar 2018
SRINAGAR (AA) – Së paku 11 persona kanë humbur jetën dje gjatë një orteku në rajonin indian të Kashmirit, ku pjesa më e madhe gjendet në malet e Himalajeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëron "Hindusan Times", ekipet e shpëtimit kanë gjetur kufomat e së paku 11 personave në rajonin Kupwara, pas ortekut në këtë rajon, konfirmoi zyrtari policor Waseem Ahmad.
Ai konfirmoi se orteku ka bllokuar së paku 13 persona, mes të cilëve edhe një vajzë dy vjeçare.
Mësohet se janë shpëtuar dy persona, në mesin e të cilëve një shtatë vjeç, ku më pas janë transferuar në spital. Nga policia është konfirmuar se aksioni i shpëtimit ka përfunduar.