08 Tetor 2015•Përditësim: 08 Tetor 2015
SRINAGAR (AP) - Deputetët e partisë qeveritare hinduse në Kashmir kanë rrahur deputetin e pavarur shtetëror Rashid Ahmed sepse shërbeu mish lope, i cili në pjesën më të madhe të vendit është i ndaluar për shkak të statusit të lopës si kafshë e shenjtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deputetët e partisë Bharatiya Janata rrahën deputetin Ahmed, i cili është i besimit islam, menjëherë në fillim të seancës së sotme të Kuvendit. Në videoincizimin, i cili menjëherë pas rrahjes u publikua, shihet se deputetët e partisë opozitare tentojnë të ndajnë deputetët.
Me sa duket Ahmed-i një ditë më herët organizoi pritje të partive ku është shërbyer mish lope. Më herët tensionet në Kuvend u ashpërsuan kur partia hinduse kërkoi që muslimanëve t'u ndalohet therja e lopëve dhe shitja e mishit.
Opinioni botëror ditëve të fundit kritikoi Indinë sepse në këtë vend për vdekje është rrahur një burrë, ku pretendohej se ka ngrënë mish lope.