Dildar Baykan
29 Nëntor 2016•Përditësim: 29 Nëntor 2016
DALLAS (AA) – Virusi Zika në Teksas për herë të parë është zbuluar tek një grua e cila më herët nuk ka udhëtuar në rajonet ku është regjistruar infeksioni, raporton Anadolu Agency (AA).
Rezultatet e testimeve të shpalosura dje treguan se gruaja nga Cameron County, në afërsi të kufirit me Meksikën, e cila nuk është shtatzënë dhe e cila kohën e fundit nuk ka udhëtuar në rajonet e rrezikshme, është infektuar me virusin Zika, njoftoi Agjencia për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Teksas.
Në njoftim theksohet se janë bërë testime të virusit Zika edhe tek gjashtë persona tjerë që jetojnë me të, por tek to nuk është konstatuar infeksioni.