Malik Hasa
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
TIRANË (AA) – Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur një kurorë me lule në Përmendoren ‘’Nëna Shqipëri’’, raporton Anadolu Agency (AA).
Krahas Kryetarit të Kuvendit, Meta në ceremoni ishin të pranishëm, Zëvëndës Kryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrja e Mborjtjes, Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Bazo, Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, deputetë dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë.
Pas ceremonisë së vënies së kurorave me lule të pranishmit kanë qëndruar në këmbë në nderim të Dëshmorëve të Atdheut nën shoqërimin e himnit kombëtarë.
%2F20160505_2_16556777_9739587.jpg)
Ndërkohë pas ceremonisë Kryetari i Parlamentit, Meta në një deklaratë për mediat ka vënë theksin mbi rëndësinë e kësaj dite të shënuar.
"Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë vendin tonë, për të gjithë shqiptarët, pasi është dita e mirënjohjes së përjetshme të shqiptarëve ndaj dëshmorëve të luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare Kombëtare që dhanë jetën për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë. Është një ditë angazhimi dhe detyrimi jo thjeshtë për të kujtuar veprën e tyre të përjetshme, por edhe për të kontribuuar në mënyrë që Shqipëria të jetë një vend më i sigurt, një vend më i begatë dhe një vend më i lumtur për të gjithë qytetarët" është shprehur ai në fjalën e tij.
Nga ana tjetër opozita ka përkujtuar këtë ditë në një ceremoni të ndarë nga ajo zyrtare.