Ekip
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
NAIROBI (AA) – Një zyrtar kenian sot theksoi se në shembjen e ndërtesës në Nairobi pas gjashtë ditësh është gjetur e gjallë një grua të cilën ekipet e shpëtimit tentojnë ta lirojnë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pius Masai, shefi i njësisë për menaxhim kombëtar me katastrofa të enjten tha se ekipet e shpëtimit tentojnë të bëjnë hapësirë të mjaftueshme për të liruar gruan e cila është në vetëdije dhe të cilës mjekët presin t’i ofrojnë ndihmë urgjente mjekësore.