Halit Süleyman
27 Tetor 2015•Përditësim: 28 Tetor 2015
HALEP (AA) - Theksohet se nga sulmet e avionëve ushtarak të Rusisë në fshatin Tel Hidiye i cili gjendet në jug të Halepit kanë humbur jetën 11 persona, ndër të cilët 7 janë fëmijë, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Halep, aavionët rusë kanë sulmuar fshatin Tel Hidiye në jug të Halepit, i cili është nën kontrollin e kundërshtarëve të regjimit.
Zyrtarët theksuan se në këtë sulm kanë humbur jetën 11 persona, ndër të cilët 7 janë fëmijë, ndërsa 50 janë plagosur, dhe se të plagosurit janë transferuar në spital.
Zyrtarët gjithashtu theksuan se aeroplanët rusë janë duke sulmuar intensivisht rajonet nën kontrollin kundërshtarëve të regjimit në jug të qytetit.
Ndërkohë, edhe Komiteti Lokal për Koordinim të Sirisë (LCC) konfirmon se ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmet e avionëve rusë në fshatin Tel Hidiye.