Ahmet Dursun
17 Qershor 2025•Përditësim: 18 Qershor 2025
TEHERAN (AA) – Përderisa Izraeli dhe Irani vazhdojnë sulmet e tyre të ndërsjella, në pjesën perëndimore të Teheranit u dëgjuan shpërthime të fuqishme, transmeton Anadolu.
Shpërthimet e dëgjuara nga qendra e Teheranit vijnë nga perëndimi i kryeqytetit dhe sistemet e mbrojtjes ajrore po punojnë intensivisht në 30 minutat e fundit.
Në anën tjetër, për herë të parë në qiellin e kryeqytetit janë parë avionë luftarakë.