Ferdi Türkten
11 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Pozicionet e DAESH-it në veri të Sirisë, nga toka u goditën me obusët "Stuhia", ndërsa nga ajri me avionët e forcave të koalicionit. Gjatë operacioneve janë neutralizuar 31 terroristë të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e forcave të sigurisë, dje janë identifikuar pozicionet e organizatës terroristë DAESH, ku terroristët e organizatës nga veriu e Sirisë kanë qenë duke bërë përgatitje për sulme ndaj Turqisë. Këto 33 pozicione janë goditur me raketat Katyuşa, armë ajrore dhe obusët "Stuhia".