Hakan Çopur
15 Mars 2017•Përditësim: 15 Mars 2017
WASHINGTON (AA) - Është shfaqur dokumenti cili tregon se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në vitin 2005 ka deklaruar të ardhura prej më shumë se 152 milionë dollarëve dhe për këtë ka paguar taksë federale në vlerë prej 38 milionë dollarësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Dokumentet për taksat e Donald Trump për vitin 2005 fillimisht u shfaqën nga gazetari fitues i çmimit Pulitzer, David Cay Johnson, në programin "The Rachel Maddow Show" që shfaqet në kanalin amerikan MSNBC.
Në dokumentin e shpalosur nga Johnston, shihet se Trump në vitin 2005 ka deklaruar të ardhura prej 152 milionë dollarësh, ndërsa ka paguar taksë federale prej 38 milionë dollarësh që përkon me 25 përqindëshin e kësaj vlere.