Hasan Esen
15 Mars 2017•Përditësim: 15 Mars 2017
HAGË (AA) - Holandezët sot votojnë në zgjedhjet e përgjithshme nën hijen e retorikës raciste, anti-islame, ksenofobike dhe skandalit diplomatik që ndodhi me ministrat turq, raporton Anadolu Agency (AA).
Procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme në Holandë ka nisur në orën 07.30 sipas kohës lokale. Në zgjedhje garojnë 1.114 kandidatë dhe 28 parti për 150 vendet në parlament. Gjithashtu në zgjedhje ku marrin pjesë edhe 27 kandidatë turq nuk parashihet se një parti e vetme do të arrijë shumicën për të formuar qeverinë e vetme.
Rezultatet e para të zgjedhjeve pritet të bëhen të ditur në orët e vona të natës pas mbylljes së votimit në orën 21.00 sipas kohës lokale. Mediat holandeze menjëherë pas procesit të votimit do nisin me publikimin e rezultateve në lidhje me qendrat e votimit. Ndërsa rezultatet zyrtare do të shpallen shpallen më 21 mars.
Pas shpalljeve të rezultateve zyrtare do të nisin punimet për formimin e qeverisë, ku thuhet se mund të zgjasë me javë madje edhe me muaj procesi i dërgimit të propozimeve për formimin e qeverisë partive të tjera nga partia fituese me më shumë deputetë. Formimi i qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 1977 ka zgjatur 208 ditë ndërsa në ato të vitit 2012 në 54 ditë.
Skandali diplomatik ka sjellë vota
Madje, thuhet se se të paktën gjysma e 28 partive që garojnë në zgjedhje mund të mos nxjerrin asnjë vend në parlament.
Sipas një sondazhi të publikuar ditën e djeshme nga kompania hulumtuese I&O, pritet që Partia Liberale (VVD) nën udhëheqjen e kryeministrit Mark Rutte të dalë e para me 27 vende. Gjithashtu parashikohet se partinë VVD të Rute-s i cili ka rritur votat e tij me qëndrimin skandaloz kundrejt ministrave turq dhe retorikat e të djathtës ekstreme do ta ndjekin me nga 20 deputetë partia e të Gjelbërve dhe Demokratëve 66, si dhe nga Partia Kristian Demokrate (CDA) me 19 deputetë e cila në kohët e fundit ka rritur retorikat kundër Islamit.
Ndërsa bëhet e ditur se vazhdojnë humbjet e Partisë së Lirisë (PVV) e udhëhequr nga ekstremisti i djathtë Geert Wilders, e cila disa javë më parë theksohej se do të fitonte 20 deputetë, por pas humbjeve të votave pritet që të marrë 16 deputetë. Ndërsa partia që do të pësojë humbjen më të madhe të votave do të jetë Partia e Punës (PvdA) e udhëhequr nga Lodewijk Asscher e cila është partnere në qeveri pasi në zgjedhjet e vitit 2012 siguroi 38 vende. PvdA e cila pritet të marrë 10-12 vende dhe do të humbë vota në nivel rekord si rezultat i përdorimit të shprehjeve të ngjashme.
DENK paraqet një zë alternativ
Në këto zgjedhje do të garojë edhe Partia DENK e cila është formuar nga Tunahan Kuzu dhe Selçuk Öztürk të cilët i largoi partia PvdA pasi nuk kishin dhënë votëbesimin për politikat integruese të partisë. Partia DENK e cila ka hyrë në arenën politike për të mundësuar që të dëgjohet zëri i njerëzve të heshtur, pasi në vitet e fundit në Holandë ka nisur të rritet kundërshtimi ndaj muslimanëve dhe turqve, pritet që të marrë tre deputetë.
Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për Holandën por edhe nga pikëpamja e të ardhmes së BE-së.