Bayram Altuğ
07 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
MONT PELERIN (AA) – Në qytezën Mont Pelerin të Zvicrës nisën negociatat për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e Qipros nën mbikëqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me pjesëmarrjen e Këshilltarit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide, kryetarit të Republikës Turke të Qipros Veriore (KKTC), Mustafa Akıncı, dhe liderit të Qipros greke Nikos Anastasiadis, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën për media para negociatave që do të zgjasin pesë ditë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon shprehu kënaqësinë e të qenit në Mont Pelerin dhe falënderoi qeverinë e Zvicrës për mikëpritjen.
Po ashtu, Ban Ki-moon shprehu lavdërata për Akıncı dhe Anastasiadis për përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje në ishullin e Qipros. “Në procesin e udhëhequr nga dy liderët në 18 muajt e fundit është arritur progres i rëndësishëm”, tha ai.
Duke potencuar se në çështjen e Qipros ende ka pika të ndishme dhe të rëndësishme që presin zgjidhje, Ban Ki-moon tha se “E di se dy liderët janë këtu për të gjetur zgjidhje për këto pika me përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre. Të dy liderët kanë arritur në një pike kritike në negociata".
Sipas Ban Ki-moon, pritjet e të dy komuniteteve në Qipro janë të larta. Ai shtoi se guximi dhe kualifikimet për liderë të Akıncı dhe Anastasiadis kanë mundësuar të arrihet progres si asnjëherë më parë.