Tuğrul Çam
19 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama shpalli listën e dhjetë ngjarjeve më të rëndësishme në vitin 2015 për të dhe SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama në televizion iu drejtua qytetarëve të SHBA-ve në fjalimin e tij të fundit të rregullt javor në vitin 2015.
"Jemi në periudhën më të bukur të vitit", tha Obama, duke iu referuar festave të Krishtlindjeve, dhe lexoi dhjetë ngjarjet më të rëndësishme në vitin 2015, të cilat, siç tha ai, qytetarëve të SHBA-ve në vitin e ardhshëm do t'ua bëjë optimiste.
Në pozitën e dhjetë Obama e ka vënë ekonominë, duke thënë se në 12 muajt e fundit, punë kanë gjetur 2.5 milion njerëz, ndërsa shkalla e papunësisë ishte pesë përqind, gjegjësisht më e ulët në tetë vitet e fundit.