Bilgin S. Şaşmaz
30 Shtator 2017•Përditësim: 01 Tetor 2017
CHICAGO (AA) – Në Chicago të SHBA-ve është protestuar për shkak të vonesave të ndihmave të cilat do të mund të parandalonin krizën njerëzore në Porto Riko, ishulli i cili mbeti pa energji elektrike, ujë dhe sistemet e komunikimit për shkak të uraganit Maria, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e organizuar përballë "Trump Tower", thuhet se rreth 3 milionë e 400 mijë persona të cilët jetojnë në ishullin autonom të SHBA-ve me ditë të tëra po përpiqen të mbijetojnë.
Në protestë u shfaqën pankarta me mbishkrime “3.5 milionë qytetarë të Amerikës janë pa ujë dhe pa ushqim”, “Lejoni ndihmat ndërkombëtare për Porto Rikon”, “Porto Riko është e lirë, jo koloni” u brohorit slogani “Drejtësi për Porto Rikon”.
Gjatë protestës presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili gjatë kohëve të fundit ka hyrë në konflikt nëpërmjet rrjeteve sociale me sportistët të cilët nuk janë ngritur në këmbë gjatë intonimit të himnit kombëtar të SHBA-ve, u kritikua për mosdhënien e mbështetjes së mjaftueshme për Porto Rikon.
Në protestë përveç fjalimeve janë kënduar edhe këngë për Porto Rikon. Protesta përfundoi pa incidente.