Hakan Çopur
16 Dhjetor 2016•Përditësim: 17 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama, duke komentuar pohimet se “Rusia është përfshirë në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit në SHBA”, tha se për një gjë të tillë nuk ka dyshim dhe se tani SHBA-të do të duhet të marrin masa, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nëse një qeveri e huaj ndërhynë në zgjedhjet tona, nuk ka dyshim se edhe ne do të duhet të ndërmarrim diçka, në vend dhe në kohë të cilën do ta përcaktojmë ”, tha Obama për radion nacionale amerikane.
Në mediat u përfol se Obama dhe presidenti rus Vladimir Putin gjatë samitit G20 në Kinë kanë folur edhe për “sulmet kibernetike”.
Të premten e kaluar Obama kërkoi të hetohen pohimet për sulm kibernetik në procesin e zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që për rezultatet ka kërkuar ti dorëzohen para 20 janarit 2017.
Pohimet për “sulm kibernetik të Rusisë”, për herë të parë u përmendën nga anëtarë të Partisë Demokratike në korrik.
Në opinion për një kohë të gjatë është debatuar për këto pohime, ndërkohë që shërbimet e inteligjencës amerikane më 7 tetor zyrtarisht paralajmëruan për një sulm kibernetik nga Rusia i cili ndryshoi rrjedhën e zgjedhjeve.
Ndërsa CIA fajëson Rusinë, Trump i quajti zhvillimet si “pretekst të ri”.
Kremlini mohon akuzat e SHBA-së për sulm kibernetik
Kremlini ka përgënjeshtruar pohimet amerikane se Rusia ka kryer sulm kibernetik në SHBA gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
“Tani të ndalurit rreth kësaj teme është e një rëndësie të veçantë ose në të kundërtën të sigurohet provat. Ndryshe, duket shumë e pandershme”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass.