Fatma Esma Arslan
16 Dhjetor 2016•Përditësim: 17 Dhjetor 2016
PARIS (AA) - Në kryeqytetin e Francës, Paris, shpërtheu një zjarr në një qendër ku qëndronin punonjësit migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e zjarrfikëses së Parisit, mësohet se në rajonin Boulogne-Bullancourt, mbrëmë ka rënë një zjarr në qendrën e punonjësve migrantë dhe ka humbur jetën një punonjës, ndërsa janë plagosur 14 të tjerë.
Theksohet se zjarri ka nisur në hyrje të qendrës dhe pastaj ka vazhduar edhe në katet e tjera. Njoftohet se për të shuar zjarrin kanë punuar 70 zjarrfikës dhe janë evakuuar gjithsej 250 punonjës.
Qendra e personave të pastrehë në Boulogne-Billancourt më përpara 2 herë ishe sabotuar.