Mahmut Atanur
16 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
PEKIN (AA) - Qeveria e Pekinit ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë në kundërshtim me premtimet e bëra mbi çështjen e Tibetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang në një konferencë të zakonshme për media u prononcua në lidhje me takimin në Shtëpinë e Bardhë të presidentit amerikan Barack Obama me liderin shpirtëror të Tibetit Dalai Lama.
"Pavarêsisht në çfarë mënyre është takuar presidenti amerikan Obama me Dalai Laman në Shtëpinë e Bardhë, pala amerikane bie në kundërshtim me premtimet e bëra për pavarësinë e Tibetit që është pjesë e Kinës dhe që nuk mbështet aktivitetet separatiste në Kinë", ka theksuar Lu.