Ekip,Umur Koçak Semiz
23 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
BANGKOK (AA) - Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, njoftoi se është tërhequr embargoja e armëve e vendosur ndaj Vietnamit, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama mbrëmë mbërriti në kryeqytetin e vendit, Hanoi, në kuadër të një vizite tre ditore, ku për nder të tij u organizua një pritje ceremoniale në Pallatin Presidencial.
Presidenti amerikan u takua me presidentin vietnamez, Tran Dai Quang dhe e uroi Vietnamin për "progresin e jashtëzakonshëm" që ka arritur në vitet e fundit.
Obama duke theksuar se shpreson që vizita e tij të përforcojë marrëdhëniet bilaterale, tha se SHBA-të kanë marrë vendim që të heqin embargon e armëve të cilën po e zbaton që nga lufta e Vietnamit.
Përveç vizitës në kryeqytetin Hanoi, pritet që të viziitojë edhe qytetin Ho Ci Minh, ku do të zhvillojë takime në lidhje me Marrëveshjen e Partneritetit Trans-Pacifik (TPPA).
Ambasadori i Vietnamit në Washington, Pham Quang Vinh, theksoi se me vizitën e Obamës marrëdhëniet mes dy shteteve do të zhvillohen edhe më shumë. Vinh më tej shtoi se marrëdhëniet SHBA-Vietnam në vitet e kaluara kanë arritur progres nga procesi i normalizimit deri tek një partneritet strategjik.
Qeveria e Obamës me Vietnamin, në vitin 2013 kishte nënshkruar Marrëveshjen Bashkëpunim Strategjik, ndërsa në vitin 2015 Marrëveshjen e Vizionit të Përbashkët SHBA-Vietnam. Në vitin 2014 e kishte tërhequr pjesërisht embargon e armëve të zbatuar ndaj Vietnamit. Vietnami i cili kundërshtonte pretendimet e Kinës mbi Detin Jugor të Kinës dëshironte që embargoja e armëve të tërhiqet plotësisht.