OKB (AA) - MUSTAFA KELEŞ - Liderët botërore ditën e premte do të mblidhen në Samitin e Kombeve të Bashkuara për të miratuar objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm 2030 dhe për të deklaruar angazhimet e vendeve, raporton Anadol Agency (AA).
Në samitin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të marrë pjesë edhe Papa Françesku pritet që të marrin pjesë edhe krerët e 154 shteteve dhe qeverive. Në sesionet e fjalimeve, liderët do të shprehin angazhimet e vendeve të tyre për zhvillimin e qëndrueshëm.
Objektivat e reja janë vazhdimi i objektivave të vendosura në vitin 2000 si vazhdim i objektivave “njëmijë vjeçare të zhvillimit”. Në kuadër të "Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm" në muajin gusht u arrit një marrëveshje mbi 17 çështje të përgjithshme, si çrrënjosja e varfërisë ekstreme në të gjithë botën deri në vitin 2030, reduktimin e pabarazisë mes njerëzve, rajoneve dhe vendeve, përpjekje efektive me ndryshimin klimaterik, mbrojtja e mjedisit, barazia midis gjinive, rritja ekonomike, arsim cilësorë dhe sigurimin e energjisë elektrike për të gjithë.
Në tekstin me 17 objektivat e zhvillimit theksohet se: "Kemi vendosur që të shpëtojmë njerëzimin nga kthetrat e varfërisë dhe duke mbështjellë plagët e planeti tonë të marrim në mbrojtje brezat e sotshëm dhe ato të ardhshëm".
- "Shoqëria civile duhet të mbrojë objektivat"-
Dr.Christian Kroll nga shoqata gjermane Bertelsmann Stiftung në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me objektivat në fjalë tha se: "Pengesa më e madhe para objektivave është mospasja e një detyrimi ligjor për vendet. Për këtë arsye shoqëria civile dhe qytetarët duhet të bëjnë presion mbi qeveritë për zbatimin e objektivave".
Kroll duke vënë në dukje se sistemi ekonomik në vendet industriale ka rritur akoma edhe më shumë pabarazinë sociale, tha se vendet e pasura fillimisht duhet të rikonstrukturojnë ekonomitë e tyre.
Kroll kishte drejtuar dhe kërkimet të cilat kanë vërtetuar se shumë vende industriale nuk janë të gatshme për objektivat e reja të qëndrueshme.
Ndërsa zv.kryetari i Oxfam America, Paul O’Brien ka cekur përmasat financiare të objektivave 2030. Duke vënë në dukje se krahas parashikimeve të ndryshme për të vendosur në zbatim objektivat janë të nevojshëm afërsisht 17 trilionë dollarë O'Brien tha se: "Kjo është një shumë e madhe, por nuk është një burim i cili nuk mund të krahasohet me ekonominë globale. Sipas parashikimeve 18 trilionë dollarë mbahen në kasat e taksave. Kjo vlerë monetare e qeverive mund të vlerësohet për realizimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm".
O'Brien duke thekuar se për çrrënjosjen e varfërisë dhe për sigurimin e zhvillimit ka burime të mjaftueshme sa ç’është e nevojshme, por se pabarazia në shpërndarje hap rrugën të këtyre problemeve, u shpreh se: "Për rregullimin e sistemit ka nevojë për një institucion i taksave globale. Në këtë mënyrë të gjitha paratë e kompanive të mëdha dhe të ardhurat astronomike të personave mund të pengohet vendosja e parave nëpër kasaforta dhe daljen e parave nga ekonomia".
Ai ka theksuar gjithashtu se në rast se paratë taksohen në vendin ku ato janë fituar veçanërisht qeveritë e vendeve më pak të zhvilluara mund të ndajnë më shumë burime për zhvillimin.
- "Objektivat janë ndërthurur me njëra-tjetrën"-
Kreu i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Mogens Lykketoft në një deklaratë për gazetarët në lidhje me çështjen tha se "çështjet si çrrënjosja e varfërisë, lufta me pabarazinë, fatkeqësitë mjedisore dhe ndryshimet klimaterike janë në një situatë të ndërthurur me njëra- tjetrën. Nëse nuk luftojmë kundër fatkeqësive mjedisore dhe ndryshimeve klimaterike do të përballemi me më shumë konflikte, më shumë korrupsion dhe emigracion të pakontrolluar".
Duke rikujtuar se për një zhvillim të qëndrueshëm edhe sektori publik dhe ai privat kanë përgjegjësi mbi vete Lykketoft tha se sektori privat duhet të bëhen investime të ndjeshme për mjedisin dhe shoqërinë, ndërsa qeveritë duhet të nxisin këto me taksat dhe rregullime të ngjashme.
- Objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm 2030 të Kombeve të Bashkuara janë si vijon:
1- Çrrënjosjen e varfërisë në të gjithë botën. (Për të ardhurat ditore nën 1.25 dollarë).
2- Eliminimin e urisë dhe ofrimin e ushqimit të mjaftueshëm gjatë gjithë vitit për të gjithë njerëzit.
3- Reduktimin nga 100 mijë në 70 mijë për vdekjet foshnjore në rang global.
4- Sigurimi i arsimimit për të gjithë meshkujt dhe femrat në mënyrë të lirë, të barabartë dhe cilësorë.
5- Eliminimin e çdo diskriminimi dhe dhune ndaj grave dhe fëmijëve femra.
6- Ofrimin e mundësisë së sigurisë, ujit të pijshëm, kanalizimeve dhe higjienës për të gjithë.
7- Sigurimin e mundësive të energjisë dhe sigurisë në të gjithë botën.
8- Rritjen e ekonomisë me të paktën 7 përqind në vit për vendet me zhvillim të ulët.
9- Ngritja e infrastrukturës së qëndrueshme, të fortë, cilësore dhe ofrimin e këtyre mundësive për të gjithë.
10- Ofrimin e rritjes ekonomike mbi mesataren e vendit për segmentet me të ardhura me më pak se 40 përiqnd.
11-Ofrimin e mundësive që të gjithë të arrijnë transport dhe transport publik me një kosto të përballueshme, të mjaftueshme dhe të sigurtë.
12-Arritjen e prodhim-konsumit duke përdorur efektshëm burimet natyrore. Reduktimin në përgjysmim të shpërdorimit të ushqimit.
13- Kalimin në veprim të menjëhershëm në çështjen luftës me ndryshimin klimaterik dhe të rezultateve.
14- Mbrojtjen e oqeaneve, detërave dhe të burimeve të ujit.
15-Mbrojtjen dhe përmirësimin e pyjeve, tokës dhe të ekosistemit.
16- Për komunitete paqësore dhe pjesëmarrëse sigurimin e drejtësisë dhe bërjen e institucioneve efikase dhe të përgjegjshme në çdo nivel.
17- Bashkëpunim global për zhvillim të qëndrueshëm dhe ofrimin e burimeve për vendet me zhvillim të ulët.