Bekir Aydoğan,İdiris Okuduci
07 Mars 2021•Përditësim: 07 Mars 2021
Papa Françesku gjatë vizitës në qytetin Mosul të Irakut mbajti një meshë për viktimat nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e tretë të takimeve në Irak, Papa pas Erbilit mbërriti në Mosul ku dhe bëri lutje për personat që kanë humbur jetën në sulmet terroriste në kishën Al-Tahera e cila u shemb nga organizata terroriste DEASH në vitin 2014.
Ai tha se luten për të gjithë ata që janë viktima të armiqësisë dhe luftës. "Stuhia me të cilën u përball vendi i cili është djep i qytetërimit shkaktoi shembjen e vendeve të adhurimit të të krishterëve dhe të muslimanëve. Njerëzit u zhvendosën dhe u vranë. Sot ne e dimë që paqja është më e fortë se lufta", tha Papa.
"Është e gabuar të shpallësh luftë në emër të atij (Zotit). Nuk është e drejtë të urrejmë vëllezërit tanë nëse Zoti është dashuria për Zotin", tha Papa i cili shtoi se emigrimi i të krishterëve nga Iraku dhe Lindja e Mesme ka dëmtuar në mënyrë të pallogaritshme jo vetëm individët dhe komunitetet por në të njëjtën kohë edhe shoqëritë që kanë lënë pas.
Papa pas programit në Mosul do të vizitojë rajonin Karakush (Qaraqosh) që banohet kryesisht nga të krishterët.
Pas Mosulit Papa do të kthehet në Erbil dhe do të zhvillojë një meshë në stadiumin "Franso Hariri".
Në orët e mbrëmjes Papa do të kthehet në Bagdad dhe pas një nate qëndrimi këtu do të niset për në Romë pas një ceremonie lamtumire që do të zhvillohet në aeroport.