Betül Yürük
18 maj 2016•Përditësim: 19 maj 2016
GJENEVË (AA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se ekziston rreziku që virus Zika këtë verë të fillojë të përhapet edhe në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se analizat e fundit tregojnë se ekziston rreziku që në fund të pranverës dhe gjatë verës virusi Zika të fillojë të përhapet edhe në kontinentin evropian.
Në 18 vende evropiane vlerësohet se ekziston rrezik i mesëm i paraqitjes së virusit Zika, ndërsa rreziku i nivelit të lartë ekziston përgjatë brigjeve portugeze në Madeira dhe përgjatë brigjeve verilindore në rajonin e Detit të Zi.