Halit Süleyman
18 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
RASTAN (AA) - Të paktën 13 civilë nga e njëjta familje humbën jetën si pasojë e sulmit ajror të avionëve luftarakë të regjimit sirian, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi është kryer ndaj një vendbanimi në qarkun Rastan të Homsit e cila gjendet nën kontrollin e opozitarëve.
Sipas informacioneve të marra të gazetarit të AA-së nga zyrtarët e Mbrojtjes civile në Rastan, avionët luftarakë të regjimit kanë bombarduar vendbanimin në qarkun Rastan të qytetit Homs.
Theksohet se si pasojë e sulmit humbën jetën 13 persona nga e njëjta familje, ku në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë.
Qarku Rastan i cili gjendet mes Homsit dhe Hama-s është nën rrethimin e forcave të Asadit një vit e gjysëm. Në qark nuk ka rrymë dhe ujë, ndërsa ndihmat humanitare të cilat nuk mund të depërtojnë këtu sulmohet nga forcat e regjimit çdo ditë nga toka dhe ajri.