Mustafa Keleş
16 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
OKB (AA) - Këshilli i Sigurisë së OKB-së ka reaguar duke theksuar se dënon testimin e raketës balistike nga Koreja e Veriut, duke e konsideruar këtë veprim si një shkelje e vendimeve të Këshillit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për shtyp KS i OKB-së ka theksuar se pavarësisht se testimi ka qenë i pa suksesshëm, ky testim i kryer nga Koreja e Veriut është një shkelje e vendimeve me nr. 1718, 1874, 2087, 2094 dhe 2070 të Këshillit.
Në deklaratën ku thuhet se dënohet ky akt i Koresë së Veriut, kërkohet ndër të tjera që ky vend të shmangë akte të tjera të ngjashme.