Ekip
16 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
ATHINË (AA) – Papa Françesku në ishullin Lesbos është pritur dhe përshëndetur nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I dhe udhëheqësit e kishës ortodokse greke, raporton Anadolu Agency (AA).
Tsipras i uroi mirëseardhjen Papës ndërsa në pritjen solemne ishte i pranishëm edhe njeriu i parë i komunitetit të vogël katolik të Lesbosit.
“Jam krenar për këtë vizitë, sidomos në një kohë kur disa nga partnerët tanë në Evropën e tyre të krishtere kanë ngritur mure dhe gardhe që të parandalojnë njerëzit e pafuqishëm të gjejnë jetë më të mirë. Prandaj konsideroj se vizita juaj është historike dhe shumë e rëndësishme”, iu drejtua Tsipras Papa Françeskut. Vizita e liderëve fetarë në ishullin e vogël grek, përmes të cilit në Evropë arritën shumica e migrantëve, është simbolike.
Kjo vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian zbaton vendimin e miratuar më parë për deportimin e migrantëve në Turqi e cila duhet të parandalojë ardhjen e tyre.