Betül Yürük
03 Tetor 2017•Përditësim: 03 Tetor 2017
KOMBET E BASHKUARA (AA) – Kombet e Bashkuara kanë dënuar sulmin e armatosur në Las Vegas ku humbën jetën të paktën 59 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq, në një konferencë është "shprehur se janë tmerruar nga dhuna e përjetuar në Las Vegas."
Duke e dënuar sulmin e armatosur në SHBA, Haq tha se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do t’i dërgojë një letër ngushëllimi qeverisë së SHBA-ve.