Felix Nkambeh Tih
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
KINSHASA (AA) – Misioni i Kombeve të Bashkuara për Stabilizim në Repiublikën Demokratike të Kongos (MONUSCO) të martën vonë ka shprehur shqetësimin e thellë për përshkallëimin e dhunës në pjesën qendrore të shtetit ku gjatë fundjavës jetën e humbën 31 persona, raporton Anadolu Agenncy (AA).
"MONUSCO dënon fuqishëm dhunën pavarësisht nga kush është shkaktuar dhe mbetet e shqetësuar për shtimin e nivelit të dhunës në provincat Kasai dhe Kasai-Qendror për çka riafirmon përkrahjen e plotë për autoritetet drejt krijimit të një shteti autoritativ dhe sigurimit të paqes”, deklaroi Maman Sidikou, i dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në RD të Kongos.