Ekip
02 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
BAGDAD (AA) – Kombet e Bashkuara theksojnë se dhuna e vazhdueshme në muajin shkurt në Irak, ka lënë të vdekur së paku 670 shtetas të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në komunikatën e publikuar të martën nga misioni i OKB-së për ndihmë ndaj Irakut, i njohur si UNAMI, nga të vrarët 410 janë civil, si dhe pjesëtar të policisë federale, mbrojtjes civile dhe personel për sigurim personal.
Të vdekurit e tjerë janë nga radhët e forcave të sigurisë kurde Peshmergët, si dhe nga formacionet e tjera paraushtarake.