Mustafa Keleş
28 Shkurt 2017•Përditësim: 28 Shkurt 2017
NEW YORK (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres shprehu shqetësim të thellë për shkak të tensioneve të reja në rajonin e Malësisë së Karabakut, ku erdhi pas sulmeve të sërishme të palës armene në pozitat azere, raporton Anadolu Agency (AA).
Kabineti i Guterres përcolli deklaratën e tij në të cilën thërret të dyja palët që të përmbahen nga hapat të cilat kanosin armëpushimin në vijën kufitare.
Njeriu i parë i OKB-së Guterres po ashtu porositi se mbështet përpjekjet e grupit të Minskut dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në drejtim të reduktimit të tensioneve dhe ruajtjes së armëpushimit në rajonin e krizës të Malësisë së Karabakut.
“Është e domosdoshme që urgjentisht të rivendosen negociatat paqësore për zgjidhjen e krizës në Malësinë e Karabakut, ndërsa zgjidhja është e pamundur të arrihet përmes rrugës ushtarake”, porositi Guterres.