İdris Okuducu
08 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
ERBIL (AA) – Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara Zeid Ra'ad al-Hussein tha se qeveria irakiane duhet të analizojë dhe monitorojë raportet e shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër civilëve që kanë ikur nga Falluxha e cila kontrollohet nga organizata terroriste DAESH, dhe se vetëm kështu mund të tregon se me të vërtetë mbron civilët, raportet Anadolu Agency (AA).
Komisioneri Hussein tha se civilët në Falluxha janë në një situatë shumë të vështirë, ku disa raporte tregojnë se edhe kur ikin në anën tjetër nga DAESH-i bëhen viktima të sulmeve fizike.
"Dëshmitarët okularë pohojnë se pjesëtarët e grupeve të armatosura në kuadër të forcave irakiane që marrin pjesë në operacionin për çlirimin e Falluxhës, kapin civilët që ikin nga zona e luftës. Ata pohojnë se këto grupe të armatosura ndajnë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe të tyre, ku nën pretekstin e kontrolleve të sigurisë i arrestojnë, kurse në disa raste përmes dhunës fizike detyrojnë të pranojnë se janë fajtorë. Disa dëshmitarë okularë thonë se një pjesë e civilëve është ekzekutuar nga grupet në fjalë", tha Hussein.