Betül Yürük
11 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
GJENEVË (AA) - Nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) u theksua se ndërhyrja ndaj refugjatëve me gaz lotsjellës të cilët janë munduar ta kalojnë kufirin, në Idomeni të Greqisë e cila është afër kufirit me Maqedoninë, është tepër shqetësuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e UNHCR-së duke theksohet se tensionet të cilat ndodhin herë pas here në kufijtë e ndryshme të Europës, mes forcave të sigurisë dhe refugjatëve të cilët ikin nga lufta dhe kanë nevojë për ndihmë, e dëmtojnë imazhin e refugjatëve, por edhe Europës. Në deklaratë thuhet se: "Dhuna dhe ndërhyrja me gaz lotsjellës ndaj refugjatëve e cila ndodhi dje në Idomeni është tepër shqetësuese".