Büşra Nur Bilgiç Çakmak
02 Mars 2020•Përditësim: 03 Mars 2020
Regjimi sirian i Bashar al Asadit ka kryer krime lufte duke sulmuar objektet mjekësore rreth zonës së de-eskalimit në Idlib, bëri të ditur sot Komisioni i Kombeve të Bashkuara në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në sulmimin e objekteve mjekësore, forcat pro-qeveritare vazhdimisht kanë kryer krime lufte për të sulmuar qëllimisht objekte të mbrojtura dhe sulmuan qëllimisht personelin mjekësor", tha Komisioni i Hetimeve i Kombeve të Bashkuara për Sirinë në shpalosjen e raportit të tij më të ri.
Komisioni gjithashtu tha se ka "arsye të pranueshme" për të besuar se avionët rus morën pjesë në incidente me bomba rreth korrikut dhe gushtit të vitit të kaluar.
"Forcat Ajrore Ruse nuk i drejtuan sulmet në një objektiv specifik ushtarak, që përbën krime lufte me fillimin e sulmeve pa mos bërë dallime në zonat civile", shtohet më tej.
Anëtari i Komisionit të Hetimit të OKB-së për Sirinë, Hanny Megally, tha se: “Turqia është përpjekur të jetë shumë e kujdesshme në veprimet e veta për të shmangur llojet e viktimave civile siç kemi parë në raste të tjera”.
“Konflikti i armatosur në Republikën Arabe Siriane është shumë larg përfundimit pasi llojet e shkeljeve të të drejtave të njeriut vazhdojnë të shumohen", tha kryetari i komisionit Paulo Sergio Pinheiro.
Komisioni publikoi raportin e tij për periudhën midis 11 korrikut dhe 31 janarit.
"Pas thuajse nëntë vjetësh, gratë, fëmijët dhe burrat sirianë vazhdojnë të përballen me nivele të paprecedent të vuajtjes dhe dhimbjes", tha kryetari i komisionit.