Dilara Hamit
19 Dhjetor 2019•Përditësim: 19 Dhjetor 2019
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shpërndarë 32 kamionë me ndihma humanitare në provincën Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kamionët kaluan përmes vendkalimit kufitar Cilvegözü në Turqi ndërsa ndihma do t'u shpërndahet banorëve në zonat urbane të provincës Idlib të shkatërruar nga lufta si dhe në fshatrat përreth.
Siria është e përfshirë nga lufta e egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit shtypi protestat pro-demokratike.
Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra persona janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur.
Idlibi bën pjesë në zonën e deeskalimit të parashikuar në një marrëveshje midis Turqisë dhe Rusisë në fund të vitit 2018. Magjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij vazhdimisht kanë thyer kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës.
Në zonën e deeskalimit aktualisht gjenden rreth 4 milionë civilë, përfshirë edhe qindra mijëra persona të zhvendosur në vitet e fundit nga forcat e regjimit.