Betül Yürük
28 Qershor 2016•Përditësim: 28 Qershor 2016
GJENEVË (AA) - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se rritja e sulmeve raciste dhe ksenofobisë në Britani pas vendimit për largim nga Bashkimi Europian (BE) është shqetësuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zejd Raad el-Husejin në një deklaratë u shpreh se "Sulmet e kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar të cilat për shënjestër kanë minoritetet dhe të huajt janë tejet shqetësuese".
Ai duke vënë në dukje se racizmi dhe ksenofobia janë të papranueshme, i bëri thirrje autoriteteve britanike që të parandalojnë sulmet kundrejt minoriteteve dhe të huajve.