Safiye Karabacak
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
MOSUL (AA) - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) u bëri thirrje forcave irakiane që për shkak të numrit të madh të viktimave civile të bëjnë një korridor të sigurisë si mënyrë për dalje nga qyteti irakian Mosul, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) thuhet se qyteti ndodhet afër linjës së luftimeve dhe se civilët në rajonet lindore janë në rrezik të madh.
Për shkak të sulmeve me raketa dhe luftimeve nga dita në ditë rritet numri i viktimave civile. Nga OCHA theksojnë se afro një milion banorëve të cilët ndodhen në afërsi të pozicioneve të pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH u duhet ndihmë humanitare.
"Ka filluar të ndihet mungesa e ushqimit dhe ujit për banorët", thuhet në raport.