Metin Aktas
11 tetor 2015•Përditësim: 11 tetor 2015
ISLAMABAD (AA) - Në një operacion të ndërmarrë kundër objektivave të talebanëve në Pakistan vriten 22 anëtarë të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi i ushtrisë theksohet se janë qëlluar 6 strehimore të cilat përdoreshin nga talebanët pakistanezë në rajonin Veziristani i Veriut në kufi me Afganistanin, ku si pasojë janë vrarë 22 terroristë.
Rajoni i fiseve në Veziristanin e Veriut njihet si qendra e talebanëve pakistanezë.
Operacionet në shkallë të gjerë të forcave të ushtrisë të cilat nisën në muajin qershor të vitit të kaluar në Veziristanin e Veriut kundër objektivave të talebanëve pakistanezë janë ende në vazhdim dhe deri tani theksohet se janë vrarë të paktën 3 mijë e 500 militantë.