Hasan Esen
27 Prill 2017•Përditësim: 27 Prill 2017
BRUKSEL (AA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka hedhur akuza të rënda ndaj miliarderit amerikan, George Soros, duke thënë se përmes spekulimeve në tregje, ai ka shkatërruar jetën e miliona evropianëve, se është armik i euro-s, por megjithatë takohet nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Pas marrjes së vendimit nga BE-ja për veprime ligjore ndaj Hungarisë në lidhje me vendimin për mbylljen e Universitetit të Evropës Qendrore i financuar nga Soros, kryeministri i këtij vendi, Orban, ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian (PE).
"Jam këtu për të mbrojtur vendin tim", ka thënë Orban dhe më pas ka shtuar se informacionet se qeveria hungareze ka nxjerrë një ligj që parashikon mbylljen e universitetit në fjalë nuk janë të vërteta.